Për këtë arsye, ne e konsiderojmë organizimin e këtij koncerti me pjesëmarrje të artistëve serbë si një provokim të qëllimshëm, të papranueshëm dhe thellësisht fyes për familjet e dëshmorëve, për invalidët, për veteranët dhe për gjithë ata që kanë sakrifikuar për çlirimin e vendit. Çdo përpjekje për të relativizuar dhimbjen dhe sakrificën tonë në ditë të tilla përbën cenim të rëndë të ndërgjegjes kombëtare. Kjo nismë është një goditje e drejtpërdrejtë ndaj vlerave tona kombëtare dhe historisë sonë të lavdishme të rezistencës”, thuhet tutje në reagimin e OVL-UÇK-së.

Po ashtu nga kjo organizatë i bëjmë thirrje institucioneve kompetente që të ndalojnë organizimin e kësaj ngjarjeje në formën e paralajmëruar dhe theksohet se nëse organet kompetente nuk ndërmarrin masa,  “OVL e UÇK-së, SHIL dhe SHFD do të detyrohen të dalin në rrugë dhe ta ndalojnë vetë këtë aktivitet provokues”.