34.4 C
New York
Friday, July 25, 2025

Buy now

OVL-UÇK i çon letër Haxhiut: Siguroni mjetet financiare për mbrojtjen e të burgosurve në Hagë

- Advertisement -

Organizata e veteranëve të luftës së UÇK-së ka dërguar një letër drejt ministres në detyrë të Drejtësisë, Albulena Haxhiut, përmes të cilës, kërkon sigurimin e menjëhershëm të mjeteve të nevojshme financiare për mbrojtjen juridike të të burgosurve në Hagë.

Në këtë letër, kjo organizatë shpreh shqetësimin e thellë lidhur me mungesën e mbështetjes financiare institucionale për mbulimin e shpenzimeve të mbrojtjes juridike të të burgosurve në Dhomat e Specializuara në Hagë.

“Proceset që po zhvillohen në Hagë ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK-së përfaqësojnë jo vetëm individët, por edhe historinë e drejtë të luftës sonë çlirimtare. Mbrojtja adekuate dhe profesionale e tyre është një domosdoshmëri themelore e drejtësisë dhe një detyrim moral e institucional i Republikës së Kosovës”, thuhet në letër.

Më poshtë mund ta shihni të plotë dhe kërkesat e tjera të organizatës së veteranëve të luftës së UÇK-së.

 

 

Të ngjashme

Të fundit