23.3 C
New York
Friday, August 8, 2025

Buy now

OVL- UÇK falënderon qytetarët, paralajmëron vazhdimin e fushatës diplomatike kundër Speciales

- Advertisement -

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, shprehu mirënjohje për qytetarët, strukturat e OVL-së nëpër komuna, partitë politike, sindikatat, shoqërinë civile dhe mediat për mbështetjen në protestën kundër Gjykatës Speciale.

“OVL-UÇK në emër të këshillit organizues (SHIL,SHFD, SHBP, Lëvizja) shpreh mirënjohjen më të thellë për qytetarët tanë të dashur, të cilët me praninë dhe mbështetjen e tyre dëshmuan edhe një herë se vlerat e luftës sonë çlirimtare janë të gjalla e të pathyeshme.
Një falënderim i posaçëm shkon për strukturat e OVL-UÇK nëpër të gjitha komunat e vendit, për angazhimin e palodhur dhe përkushtimin e sinqertë.

Vlerësojmë gjithashtu përkrahjen e partive politike, të sindikatave, të shoqërisë civile dhe të gjithë atyre që qëndrojnë krah nesh në mbrojtje të së vërtetës dhe dinjitetit të luftëtarëve të lirisë.
Në veçanti, falënderojmë mediat, të cilat me raportimin e tyre të drejtë e profesional bënë të mundur që zëri ynë të dëgjohet kudo”, tha Gucati.

Ai tha se Organizata e Veteranëve të Luftës ka zhvilluar një fushatë diplomatike duke takuar përfaqësues të shteteve të ndryshme dhe do të takojë edhe diteve vijuese.

“OVL-UÇK ka bërë një fushatë diplomatike me kërkesa të qarta tek shumë autoritete ndërkombëtare me ndikim: kongresistëve amerikanë, deputetëve të Parlamentit Evropian, pothuajse të gjitha organizatave ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe tani jemi duke vazhduar prapë me takime me ambasadat mike që janë në Kosovë.
Fillimisht kemi qenë në Parlamentin e Zvicrës, kemi takuar ambasadën e Gjermanisë, Suedisë dhe kanë konfirmuar për takim edhe shumë ambasada të tjera; të hënën do të jemi te ajo turke, pastaj e Zvicrës, pastaj në Zyrën e BE-së.
Tek të gjitha këto institucione ne i kemi shprehur shqetësimet tona lidhur me Gjykatën Speciale. Kërkesat tona që dalin nga kjo protestë, por edhe nga aktiviteti ynë në rrafshin diplomatik, janë të ditura.
Duam që kjo Gjykatë të monitorohet nga institute apo organizma të tjerë, sepse kjo Gjykatë nuk i jep llogari askujt.
Përderisa nuk kemi institucione, nuk kemi kujt t’i adresohemi me kërkesa”, tha ai.

Gucati paralajmëroi se sapo të formohet Kuvendi i Kosovës, OVL-UÇK do të kërkojë miratimin e rezolutës së propozuar nga kryeministri Edi Rama.

“Mbështesim kryeministrin Edi Rama për rezolutën që do ta nxirrte Kuvendi ynë”, tha ai.

Të ngjashme

Të fundit