Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK) ka shprehur mirënjohje dhe falënderim për ish-zyrtarin e lartë amerikan, James Rubin, pas paraqitjes së tij si dëshmitar në Dhomat e Specializuara në Hagë.
Në reagimin e saj, OVL-UÇK thekson se dëshmia e Rubin ishte e “qartë, e drejtë dhe e bazuar në të vërtetën”, duke e vlerësuar si një dëshmi tjetër të mbështetjes së vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara për Kosovën dhe për vlerat e UÇK-së.
“Dëshmia e tij e qartë, e drejtë dhe e bazuar në të vërtetën, është një dëshmi tjetër e mbështetjes së vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Kosovën, në veçanti gjatë luftës sonë çlirimtare dhe në mbrojtje të vlerave të UÇK-së”, thuhet në reagim.
OVL-UÇK i shprehu falënderim të sinqertë Rubin-it dhe, përmes tij, edhe popullit e shtetit amerikan për përkrahjen e vazhdueshme që i kanë dhënë dhe vijojnë t’i japin Kosovës.