21.2 C
New York
Monday, May 12, 2025

Buy now

OVL-UÇK del kundër vizitës së Trendafilovës në Kosovë

- Advertisement -

Organizata të Vetërenavë të OVL- UÇK-së janë shprehur kundër vizitës së paralajmëruar të Kryetares së Trupit Gjykues të Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova.

“Vizita e paralajmëruar e Kryetares së Trupit Gjykues të Gjykatës Speciale, znj. Ekaterina Trendafilova, në Kosovë është jo vetëm e papranueshme, por edhe një fyerje e rëndë ndaj të gjithë atyre që sakrifikuan për lirinë e këtij vendi. E paralajmëruar të mbahet nën një perde të trashë të fshehtësisë, pa praninë e qytëtarëve dhe kamerave, kjo vizitë nuk ka asgjë të përbashkët me drejtësinë apo transparencën,përkundrazi, është përpjekje për të ikur nga llogaridhënia dhe për të vazhduar një agjendë të njëanshme politike”, thuhet në reagimin e tyre.

“Kjo qasje arrogante dhe fyese nuk është gjë tjetër veçse vazhdim i padrejtësisë që po u bëhet krerëve të UÇK-së në Hagë. E njëjta gjykatë që heshti për krimet serbe mbi civilët shqiptarë, sot vjen në Kosovë si “autoritet drejtësie”, por nuk ka guxim të përballet me opinionin publik. Kjo është hipokrizi e pastër”, thuhet tutje në reagmin e tyre.

OVL, SHIL dhe SHFD, ritheksojnë kundërshtimin e plotë dhe të palëkundur ndaj kësaj vizite. Ata kërkojnë njëherit nga institucionet e Kosovës që të mos bëhen pjesë e kësaj fasade, dhe i ftojnë të gjithë qytetarët, shoqatat e dala nga lufta dhe mediat e pavarura, të qëndrojnë në krah të së vërtetës dhe sakrificës sonë të përbashkët.

Historia nuk fshihet me dyer të mbyllura, poashtu as e vërteta nuk trembet nga sytë e publikut.

Të ngjashme

Të fundit