23.9 C
New York
Thursday, June 5, 2025

Buy now

OVL e UÇK-së – Trendafilovës: Është e pavërtetë deklarata se Gjykata Speciale s’mund të ishte në Kosovë për shkak të rrezikshmërisë për dëshmitarët

- Advertisement -

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kanë reaguar ndaj një deklarate të fundit të bërë nga kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina 

OVL e UÇK ka hedhur poshtë deklaratën e saj e cila tha se selia e Gjykatës Speciale nuk mund të jetë në Kosovë për shkak të rrezikshmërisë për dëshmitarët.

 

“Deklarata e znj. Trendafilova, se selia e Gjykatës Speciale nuk mund të ishte në Kosovë për shkak të rrezikshmërisë për dëshmitarët, është e pavërtetë dhe e pabazuar” thuhet në reagim.

Reagimi i plotë:

Reagim i OVL-UÇK-së lidhur me deklaratën e znj. Ekaterina Trendafilova.

Deklarata e znj. Trendafilova, se selia e Gjykatës Speciale nuk mund të ishte në Kosovë për shkak të rrezikshmërisë për dëshmitarët, është e pavërtetë dhe e pabazuar.

Për të vërtetuar këtë, po përmendim disa fakte:

1) Që nga viti 1999, në Kosovë janë zhvilluar me dhjetëra gjykime ndaj ish pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për krime lufte, fillimisht nga UNMIK-u, pastaj nga EULEX-i dhe më vonë edhe nga gjykatat vendore.

2) Këto procese kanë përfshirë hetime, arrestime, gjykime dhe dënime konkrete. Në asnjërën prej tyre nuk është dëshmuar ndonjë rast sistematik të frikësimit të dëshmitarëve, aq më pak që të ketë pasur rrezik për jetën e tyre.

3) Ky realitet fakton qartë se ka ekzistuar atmosferë për gjykime edhe në Kosovë, madje edhe në kohë shumë më të ndjeshme se sot, menjëherë pas luftës, kur emocionet dhe pasojat ishin ende të freskëta.

Si rrjedhojë, pretendimi se drejtësia për UÇK-në mund të vendosej vetëm jashtë Kosovës, bie ndesh me të vërtetën faktike dhe me përvojën që nga përfundimi i luftës të proceseve që janë zhvilluar në vendin tonë.

Të ngjashme

Të fundit