Në reagimin e tyre thuhet se kjo gjykatë po bënë shkelje elementare të të drejtave të njeriut.

“Ne Organizata e Veteranëve të Luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – OVL-UÇK, reagojmë dhe ndihemi thellësisht e shpirtërisht të prekur me veprimet e “gjykatës speciale”, e cila që nga fillimi e deri tash ka qenë e njëanshme dhe dukshëm kundër pjesëtarëve të UÇK-së, duke i shkelur të drejtat elementare të njeriut, të garantuara me ligje ndërkombëtare!Kërkojmë nga Instancat më të larta ndërkombëtare të drejtësisë që të ndërmarrin hapa ligjor për t’ia ndërpre veprimet e kësaj gjykate që shkelin të drejtat e njeriut, njëherit babait të z. Thaqi i urojmë shërim sa më të shpejt, forcë e durim, sepse e vërteta do të triumfoi mbi të pavërtetën, realiteti dhe e drejta do ta rrënoj gënjeshtrën”, thuhet në reagimin e tyre.

Luka Misetiq, avokati i ish presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, ka thënë se klientit të tij i është refuzuar vizita pasi zyra e Prokurorit të Specializuar kundërshtoi dhe gjyqtarët e mohuan vizitën.