18.6 C
New York
Sunday, August 3, 2025

Buy now

OVL e UÇK-së për protestën e 7 gushtit: Interesimi i madh i qytetarëve është dëshmi e vetëdijes së lartë qytetare dhe përkushtimit për drejtësi

- Advertisement -

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka shprehur falënderim për gjithë përkrahjen në organizimin e protestës së thirrur më 7 gusht, në ora 17:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

“Falënderim për përkrahjen dhe interesimin tuaj të madh! Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së në emër të këshillit organizues ju shpreh mirënjohje të thellë për përkrahjen e jashtëzakonshme që kemi parë ditëve të fundit për protestën paqësore të thirrur për datën 7 gusht, ora 17:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.”

Në reagim thuhet se “interesimi i madh i qytetarëve, i shprehur përmes rrjeteve sociale dhe shumë formave të tjera, është një dëshmi e vetëdijes së lartë qytetare dhe e përkushtimit për drejtësi”.

“Falënderojmë të gjitha partitë politike që e kanë mbështetur publikisht protestën tonë, pjesëtarët e shoqërisë civile që janë bërë zë i arsyes, dhe mediat për hapësirën e ndershme dhe të balancuar që po i japin kësaj thirrjeje. Bashkë, me dinjitet dhe paqë, do të ngremë zërin kundër padrejtësive.”

Të ngjashme

Të fundit