-0.3 C
New York
Monday, January 27, 2025

Buy now

OVL e UÇK-së në Pejë i reagon Gërvallës për Haradinajn: Përdhosje e sakrificës së mijëra dëshmorëve dhe luftëtarëve të UÇK-së

- Advertisement -

Organizata e Veteranëve të Luftës dega në Pejë, i ka reaguar ashpër zëvendëskryeministres, Donika Gërvalla-Schwarz, e cila ofendoi rëndë gradën e Ramush Haradinajt, duke e quajtur “gjeneral të vetëshpallur”.

Në njoftimin e lëshuar, OVL e UÇK-së në Pejë, e cilëson përdhosje të sakfrificës së mijëra dëshmorëve e luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, këtë qëndrim të Gërvallës.

”Reagim ndaj deklaratës së ministres Donika Gërvalla-Schwarz

Me keqardhje të thellë dëgjuam fyerjet e rënda të ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz, ndaj Ramush Haradinajt dhe luftës së lavdishme të UÇK-së. Ta quash një komandant të betejave më të ashpra të luftës çlirimtare “gjeneral të vetëshpallur” është jo vetëm një gënjeshtër e turpshme, por edhe një përdhosje e sakrificës së mijëra dëshmorëve dhe luftëtarëve të UÇK-së.

Ramush Haradinaj nuk ishte i vetëm në front; mbi 920 luftëtarë ranë dëshmorë në krah të tij në Dukagjin, duke u përballur me makinerinë vrastare të Serbisë. Ata nuk luftuan për tituj, por për lirinë e Kosovës, për lirinë që sot e përfaqëson padenjësisht vetë ministrja Gërvalla-Schwarz, e cila, në vend që ta nderojë këtë sakrificë, zgjedh ta përçmojë.

Ajo që është edhe më e dhimbshme është fakti se Donika Gërvalla-Schwarz, vajza e Jusuf Gërvallës (njërit prej simboleve të qëndresës kombëtare) po e përdor pozitën e saj për të përçmuar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Ajo nuk po e nderon sakrificën e babait të saj, por po ia rrotullon eshtrat në varr me gjuhën e urrejtjes ndaj atyre që e bënë realitet lirinë për të cilën ai u flijua.

Ministrja Gërvalla-Schwarz është personi i parë në politikën e pasluftës që e përdor sakrificën e dëshmorëve për t’i sulmuar ata dhe për të njollosur luftën e shenjtë për liri. Kjo nuk sjell bashkim, por ndarje. Nuk forcon shtetin, por e përçan popullin. Nuk e nderon të kaluarën, por e shkel me përbuzje. Turp! OVL UÇK Pejë”.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit