22.7 C
New York
Thursday, July 3, 2025

Buy now

OVL e UÇK-së i reagon Kurtit për Thaçin e Veselin: Deklarim publik jashtëzakonisht i rrezikshëm

- Advertisement -

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ka reaguar ndaj deklarimit të kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, për ish-presidentin Hashim Thaçi dhe Kadri Veselin.

Në reagimin e kësaj organizate, thuhet se deklarimi i Kurtit, për Thaçin e Veselin, është një dëshmi e frikës nga drejtësia dhe një sulm i papërgjegjshëm ndaj vlerave të luftës.

“Ne, OVL, SHIL dhe SHFD të UÇK-së, dënojmë me ashpërsi deklaratën e fundit të ish Kryeministrit Albin Kurti, i cili pretendon se ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, po japin “instruksione politike nga burgu në Hagë”, thuhet në reagim.

Tutje në reagim, OVL e UÇK-së, thekson se ky deklarim publik është jashtëzakonisht i papërgjegjshëm dhe politikisht i rrezikshëm, veçanërisht në një kohë kur ndaj Thaçit dhe të tjerëve është ngritur një aktakuzë e re, që përfshin pretendime për frikësim, pengim dhe hakmarrje ndaj dëshmitarëve, nëpërmjet komunikimeve të mundshme nga institucioni i paraburgimit.

Të ngjashme

Të fundit