Një tjetër unazë inteligjente po vjen në treg – dhe atë këtë muaj.
Është Oura Ring 4, që duhet të ndryshojë nga paraardhësi i tij me një dizajn më të hollë, bateri më të mirë dhe matje më të saktë të aktivitetit.
Samsung së fundmi vendosi të “ngatërrojë” konkurrencën me nxjerrjen e unazës së re inteligjente, por shefi i Oura, Tom Hale, tha se “Samsung po synon aftësitë që Oura kishte dy vjet më parë”, transmeton Telegrafi.
Produktet Oura Ring u bënë shumë të njohura shpejt pasi arritën në treg, falë dizajnit elegant, por edhe monitorimit të saktë të shëndetit dhe parametrave të tjerë.
Përveç kësaj, ato janë të lehta për t’u përdorur, që do të thotë se konkurrenca do të duhet të punojë shumë për të marrë pjesën e tyre në treg.