Gana pas eliminimit nga Botërori kanë mbetur edhe pa trajner.
Sipas njoftimit të Fabrizio Romanos,Trajneri i Ganës, Otto Addo, ka vendosur të japë dorëheqjen nga posti i tij.
Kapitulli i tij si menaxher i Gana-s tani ka përfunduar.
Vendimi është marrë pasi Otto Addo do të vazhdojë si ndihmës trajner te Borussia Dortmund.
Mbetet të shihet se kush do jetë në krye të ganezëve.