15.5 C
New York
Sunday, November 9, 2025

Buy now

Osmani: Zgjedhjet lokale e nacionale të ndara, se a do të ketë zgjedhje të reja varet nga partitë politike

- Advertisement -

Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se zgjedhjet nacionale e ato lokale janë komplet të ndara nga njëra tjetra.

Këto deklarata u bënë pasi ajo u pyet në lidhje me çështjen e Glauk Konjufcës, si mandatar i dytë për kryeministër nga radhët e Vetëvendosjes, e ku ka theksuar se varet nga partitë politike se vendi do të shkojë në zgjedhje.

“Këto janë dy procese komplet të ndara. Natyrisht, zgjedhjet lokale në Kosovë nuk kanë ndikim në proceset në nivel nacional, në të cilin po kalojmë. Proceset në nivel nacional po zhvillohen në përputhje të plotë me Kushtetutën e vendit, dhe do të shohim në ditët në vijim se çfarë do të ndodhë. Por, ajo që është e rëndësishme është se Kosova në çdo palë zgjedhje tregon maturi, tregon se respektohet qytetari, tregon se respektohet e drejta e votës, dhe jo vetëm që këto rezultate në zgjedhjet lokale nuk kanë ndërlidhje me zgjedhjet nacionale. Dhe zgjedhjet nacionale, kurdo që do të zhvillohen, sepse kjo varet nga partitë politike, jam i bindur se do të jenë edhe një gur më shumë në kalimin e demokracisë që kemi ndërtuar për kaq shumë vite”, tha Osmani.

Të ngjashme

Të fundit