Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se zbatimi i plotë i marrëveshjes së Brukselit dhe aneksit të Ohrit, janë vendimtare për kalimin e sfidave të sigurisë në Kosovë.
Osmani këtë deklarim e bëri gjatë takimit me Përfaqësuesin e Posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, të cilin e publikoi në Twitter.
“Në takimin e djeshëm me EUSR@MiroslavLajcak, diskutuam zhvillimet e fundit në veri të 🇽🇰 dhe përpjekjet e vazhdueshme për të punuar me partnerët për të kapërcyer sfidat e sigurisë.
Theksoj se zbatimi i plotë i marrëveshjes së Brukselit dhe aneksit të Ohrit është vendimtar”, ka shkruar ajo.