5.6 C
New York
Sunday, November 23, 2025

Buy now

Osmani: Xhemail Mustafa, një nga zërat më të artikuluar për liri dhe pavarësi

- Advertisement -

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar anëtarin e LDK-së, Xhemail Mustafën në 25-vjetorin e vrasjes së tij, duke e cilësuar si një nga zërat më të artikuluar të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.

Në mesazhin e saj, Osmani ka theksuar se Mustafa ishte bashkëpunëtor i palëkundur i Presidentit historik Ibrahim Rugova dhe një prej arkitektëve të mendimit politik që kontribuoi drejt krijimit të shtetit të Kosovës siç e njohim sot.

Presidentja ka nënvizuar rëndësinë e drejtësisë për këtë vrasje politike, duke theksuar se zbardhja e saj nuk është vetëm një kërkesë morale, por edhe një detyrim i Republikës.

“Në këtë përvjetor kujtojmë me nderim Xhemail Mustafën, një nga zërat më të artikuluar të lirisë, intelektualin që me penë, guxim e vizion mbrojti idealin e Kosovës së pavarur. Ai ishte bashkëpunëtori i palëkundur i Presidentit historik, dr. Ibrahim Rugova, dhe një prej arkitektëve të mendimit politik që na çoi drejt shtetit që kemi sot. Por, plagët e së kaluarës nuk mbyllen pa drejtësi. Zbardhja e kësaj vrasjeje politike nuk është vetëm kërkesë morale, por detyrim i Republikës. Lavdi jetës, veprës dhe sakrificës së Xhemail Mustafës”, ka shkruar Osmani.

Të ngjashme

Të fundit