-4.8 C
New York
Thursday, January 23, 2025

Buy now

Osmani: Vuçiqi është kopje e Putinit, ai kurrë s’e mban fjalën

- Advertisement -

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është një kopje e presidentit të Rusisë, Vladimir Putin.

Kështu ka thënë ajo në një intervistë për Këshillin Atlantik, ku ka diskutuar mbi zhvillimet e fundit  në dialogun Prishtinë-Beograd, rrugën euroatlantike të Kosovës dhe vizionin e saj për të ardhmen e Kosovës.

“Është një moment vërtet përcaktues për demokracinë. Historikisht Rusia ka treguar interes për të destabilizuar Ballkanin Perëndimor. Përse Rusia mund të jetë e suksesshme në këtë është sepse në Evropën Juglindore ata kanë një shtet përfaqësues dhe ai është Serbia”.

Tutje, ajo ka thënë se ekziston gjithashtu një ndikim rus në rritje në Serbi për sa i përket të gjithë sistemit të armëve.

“Në të njëjtën kohë mënyra se si përdoren të gjitha armët gjatë gjithë kohës kur Serbia dëshiron të krijojë kriza”.

“Nëse e shikojmë rolin e Rusisë, nuk mund të shohim veçmas se si po sillet Serbia, e cila është thjesht një kopjim i veprimeve të Putinit”.

“Ndërkohë që Vuçiq ndonjëherë thotë gjërat e duhura, ai kurrë nuk e mbanë fjalën. Ai bën krejt të kundërtën.

“Prandaj, shikoni veprimet e tij, ai ka shumëfishuar nivelin e bashkëpunimit me Rusinë, ka një regjim autokratik dhe i gjithë krimi i organizuar po përdoret për të destabilizuar fqinjët”.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit