22.8 C
New York
Monday, September 29, 2025

Buy now

Përgatitjet për zgjedhjet e 12 tetorit, Radoniqi i KQZ-së mban takim koordinues

- Advertisement -

Kryesuesi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi ka zhvilluar një takim koordinues me përfaqësues të institucioneve të ndryshme, për të diskutuar rreth përgatitjeve, bashkëpunimit dhe koordinimit të aktiviteteve për zgjedhjet e 12 tetorit.

 

 

Në këtë takim, përveç kryesuesit të KQZ-së, , morën pjesë Besim Kusari nga Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), Tefik Mahmuti nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), Arbnesh Ajvazi nga Policia e Kosovës (PK), Besnik Berisha nga Këshilli i Pavarur i Mediave (KPM) dhe Artan Dreshaj nga Agjencia e Shoqërisë së Informacionit (AShI).

Gjatë këtij takimi, Radoniqi theksoi se bashkëpunimi ndërinstitucional është i domosdoshëm për të siguruar që procesi zgjedhor të zhvillohet në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi.

Bëhet e ditur se përfaqësuesit e institucioneve prezantuan planet e tyre për angazhimin gjatë ditës së zgjedhjeve, në kuadër të kompetencave kushtetuese dhe ligjore, me qëllim të garantimit të mbarëvajtjes së procesit zgjedhor.

Të ngjashme

Të fundit