-1.9 C
New York
Monday, December 8, 2025

Buy now

Osmani viziton Dritën e Gjilanit, përgëzon klubin për sukseset evropiane

- Advertisement -

 

Përmes një postimi në Facebook, Osmani ka njoftuar se ka uruar kryetarin e Gjilanit, Alban Hyseni, për mandatin e tij të dytë, me të cilin ka bashkëbiseduar për projektet që synojnë të sjellin më shumë zhvillim dhe mundësi të reja për qytetin.

“Urova Kryetarin Alban Hyseni për mandatin e tij të dytë dhe bashkëbiseduam për projektet që do t’i japin qytetit më shumë zhvillim dhe mundësi të reja.

Së bashku kaluam çaste të paharrueshme në Shkollën e Muzikës dhe të Arteve Pamore, me disa performanca frymëzuese nga Kori i grave ‘Muza’, si dhe në mesin e më të vegjëlve e më të ëmbëlve, në kopshtin IP “Integj”, shkroi e para e shtetit.

Osmani ka vizituar po ashtu  kompaninë InterPLAST TROCAL, ku në kuadër të vizitës, ajo u ndal edhe në Klubin e Futbollit “Drita”, të cilin e përgëzoi për arritjet në garat vendore dhe ato evropiane, duke theksuar se po e përfaqëson Kosovën me dinjitet.

“Po ashtu, dëgjuam për sukseset e kompanisë InterPLAST TROCAL, si lidere në rajon dhe një shembull i shkëlqyer i punës së mirë, inovacionit dhe vizionit që e çojnë shtetin tonë përpara.

Vizituam edhe klubin e futbollit “Drita”, të cilët i përgëzova për rezultatet në nivel shtetëror, e posaçërisht në garat evropiane, në të cilat po na bëjnë krenarë të gjithëve.

Faleminderit Gjilan”, shkroi Osmani

Të ngjashme

Të fundit