21.7 C
New York
Tuesday, August 26, 2025

Buy now

Osmani: Veprimet e Policisë së Kosovës ndaj bandave kriminale të Vuçiqit janë legjitime

- Advertisement -

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka thënë se veprimet e Policisë së Kosovës ndaj strukturave ilegale në veri janë legjitime.

Sipas saj, suksesi i veprimeve të Kosovës në mbrojtje të qytetarëve varet njëkohësisht edhe nga koordinimi me aleatët, përcjell teve.info

Osmani po ashtu ka theksuar se sovraniteti dhe integriteti territorial i Kosovës është i pacenueshëm, i patjetërsueshëm dhe i pandashëm.

“Veprimet e Policisë së Kosovës ndaj strukturave ilegale e bandave kriminale të Vuçiqit janë legjitime, në realizim të detyrave të tyre kushtetuese dhe në mbrojtje të të gjithë qytetarëve, pa dallim. Qëndrueshmëria, jetëgjatësia dhe suksesi i këtyre veprimeve varen njëkohësisht edhe nga koordinimi me aleatët që ishin dhe mbeten garantues të sovranitetit dhe pavarësisë sonë. Bashkë, jemi gjithnjë më të fortë!”, ka shkruar ajo në Facebook.

Të ngjashme

Të fundit