6.1 C
New York
Tuesday, February 4, 2025

Buy now

Osmani: Vendimi i GJND-së, thirrje për shtetet mosnjohëse që ta njohin pavarësinë e Kosovës

- Advertisement -

Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se vendimi i para 13 vjetësh i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për pavarësinë e Kosovës, mbetet thirrje për vendet që nuk e kanë njohur ende Kosovën, që ta bëjnë këtë.

Përmes një postimi në llogarinë e saj në Twitter, Osmani u ka bërë thirrje shteteve mosnjohëse që të bashkohen me demokracitë në mbarë botën dhe “të njohin realitetin e pakthyeshëm të Republikës sonë sovrane”.

“13 vjet më parë Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë konfirmoi se pavarësia e Kosovës nuk ka shkelur ligjin ndërkombëtar. 13 vjet më vonë, ky opinion historik mbetet një thirrje për vendet që nuk e kanë bërë ende një gjë të tillë, të bashkohen me demokracitë në mbarë botën dhe të njohin realitetin e pakthyeshëm të Republikës sonë sovrane”, ka shkruar Osmani.

Ndryshe, më 22 korrik të vitit 2010, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë konkludoi se Deklarata e Pavarësisë nuk e shkel të drejtën e përgjithshme ndërkombëtare.

“Gjykata ka konkluduar se miratimi i Deklaratës së Pavarësisë së 17 shkurtit të vitit 2008, nuk e shkel të drejtën e përgjithshme ndërkombëtare, Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit ose Kornizën Kushtetuese. Rrjedhimisht, miratimi i Deklaratës nuk e shkel asnjë ligj të zbatueshëm të së Drejtës Ndërkombëtare”.

 

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit