Osmani vazhdon vizitat nëpër qytete të Kosovës: I dëgjova me vëmendje gratë e Istogut

- Advertisement -

Ish-presidentja, Vjosa Osmani ka vazhduar vizitat nëpër qytete të ndryshme të Kosovës.

Në një shkrim në Facebook, ajo ka thënë se sot qëndroi me gratë e Istogut.

“Sot, në Istog, mes grave të jashtëzakonshme, ndjeva përkrahjen e sinqertë dhe besimin e tyre të palëkundur. Fjalët e tyre ishin një kujtesë e fuqishme se pse kjo rrugë ia vlen: për përfaqësim të drejtë, për zë të barabartë dhe për një të ardhme më dinjitoze për të gjitha.

I dëgjova me vëmendje, i ndjeva me zemër dhe u frymëzova nga forca e tyre e vërtetë. Sepse gratë tona nuk falin kur bëhet fjalë për dinjitetin, drejtësinë dhe të ardhmen. Nuk pranojnë të heshtin përballë padrejtësisë. Dhe, kur vendosin të ecin përpara, e bëjnë këtë me një vendosmëri që lë gjurmë — dhe nuk ka forcë që i ndal”, ka shkruar Osmani.

Të ngjashme

Të fundit