![Osmani uron të gjithë myslimanët për Kurban Bajram: Mundësi për t’i çmuar lidhjet tona familjare Osmani uron të gjithë myslimanët për Kurban Bajram: Mundësi për t’i çmuar lidhjet tona familjare](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2023/03/osmani-2.jpg)
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, i ka uruar besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit.
Ajo tha se Kurban Bajrami është mundësi reflektimi mbi solidaritetin, sakrificën e tolerancën.
“Kurban Bajrami është mundësi reflektimi mbi solidaritetin, sakrificën e tolerancën. Është mundësi për t’i çmuar lidhjet tona familjare dhe miqësore, si dhe për të zgjatur dorën e mirësisë ndaj atyre në nevojë. Derisa sot mblidhemi së bashku për të festuar, le të kujtojmë frymën e unitetit dhe harmonisë që simbolizon kjo festë. Me shpresën që kjo festë të sjellë te ju, familjet dhe të afërmit tuaj të mira e begati, ju uroj edhe një herë me fat Kurban Bajramin”, shkruan Osmani.