Suedia u bë anëtari i 32-të i Aleancës më të fuqishme në botë NATO. Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka uruar Suedinë për anëtarësimin e tyre në NATO.
Osmani ka shkruar se po festojnë në ambasadën suedeze së bashku me ambasadorin këtë ditë historike.
“Së bashku me ambasadorin e Suedisë në Kosovë dhe miq dhe aleatë të tjerë, ne po festojmë këtë ditë historike pasi Suedia i bashkohet NATO-s zyrtarisht.
Ky hap i rëndësishëm përpara forcon jo vetëm sigurinë e Suedisë, por edhe strukturën e paqes dhe sigurisë evropiane. Falas, Sverige!”, ka shkruar Osmani në X.