Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka uruar homologun e saj të Sierra Leones për Ditën e Pavarësisë.
Përmes një postimi në “X”, Osmani ka shpresuar që e ardhmja e tyre do u sjellë paqe dhe sukses.
“Në Ditën e Pavarësisë së Sierra Leones, ne i shprehim urimet tona më të mira presidentit Julius Maada Bio dhe popullit të Sierra Leones. Shpresoj që e ardhmja do të sjellë prosperitet, paqe dhe sukses të vazhdueshëm për kombin tuaj vibrant”, ka shkruar Osmani në X.