Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Presidentin e Shqipërisë Bajram Begaj, Kryeministrin Edi Rama dhe gjithë qytetarët shqiptarë për hapjen e pesë kapitujve të fundit të negociatave me Bashkimin Evropian.
Në një postim në platformën X, Osmani e ka quajtur këtë një hap historik që dëshmon angazhimin e Shqipërisë drejt integrimit evropian.
Ajo theksoi se ky progres i afron qytetarët e Shqipërisë dhe gjithë rajonin edhe më pranë BE-së, duke shtuar se edhe qytetarët e Kosovës festojnë këtë arritje.
Presidentja Osmani u shpreh se Kosova do të vazhdojë pandalur punën për të avancuar rrugën e saj drejt integrimit evropian.







