Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka uruar Jose Raúl Mulino për zgjedhjen si president i Panamasë.
Osmani në platformën “X” ka thënë se pret nga presidenti i sapozgjedhur forcimin e lidhjes mes Kosovës dhe Panamasë.
“Urime, President i zgjedhur i Panamasë JoseRaulMulino, në fitoren tuaj elektorale! Ju uroj suksese ndërsa merrni përsipër këtë detyrë të rëndësishme të udhëheqjes së vendit tuaj dhe pres të punoj me ju për të forcuar më tej lidhjet ndërmjet Kosovës dhe Panamasë”, ka shkruar Osmani.