Presidentja Vjosa Osmani ka uruar Pashkët për besimtarët katolikelë dhe ortodoksë.
‘Të gjithë besimtarëve katolikë dhe ortodoksë, ju uroj nga zemra Pashkë të bekuara, paqe në zemër dhe gëzim në familje!”
“Kjo festë, e cila këtë vit na bashkon në një datë të vetme, na kujton fuqinë, shpresën dhe besimin e palëkundur për një të ardhme më të mirë”.
“Qofshin Pashkët një moment reflektimi, afrimi dhe dashurie për të gjithë ne. Gëzuar për shumë mot Pashkët!”, tha Osmani.