17.1 C
New York
Tuesday, June 17, 2025

Buy now

Osmani uron Laura Fazliun për medaljen e bronztë: Vazhdon ta mbajë flamurin e Kosovës lart në arenat më të mëdha ndërkombëtare

- Advertisement -

Presidentja Vjosa Osmani ka uruar xhudisten Laura Fazliu, e cila është renditur e treta në Kampionatin Botëror të këtij sporti, që po mbahet në Budapest të Hungarisë. Ajo e ka fituar medaljen e bronztë në kategorinë e seniorëve.

Osmani ka thënë se me përkushtim dhe talent të jashtëzakonshëm, Laura ka treguar forcën e sportit tonë dhe shpirtin e vajzave tona që nuk ndalen kurrë.

“Ajo vazhdon ta mbajë flamurin e Kosovës lart në arenat më të mëdha ndërkombëtare”, ka shkruar Osmani.

Të ngjashme

Të fundit