Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Australinë për Ditën e saj Kombëtare, duke theksuar marrëdhëniet e mira mes dy vendeve dhe rolin e rëndësishëm të diasporës kosovare atje.
Në një postim në platformën X, Osmani ka theksuar se Kosova mbetet e përkushtuar për thellimin e partneritetit me Australinë dhe forcimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve.






