Osmani: Unë e mbroja Kurtin kur të gjithë donin ta rrëzonin, ai më rrëzoi kur gjithë më donin sërish si presidente

- Advertisement -

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se e ka mbrojtur Albin Kurtin edhe kur të gjithë ishin kundër tij dhe donin ta rrëzonin.

Ndërsa, tash thotë ajo, Kurti e rrëzoi atë kur të gjithë e donin si Presidente.

“Unë e kam mbrojtur kryeministrin Kurti kur të gjithë kanë qenë kundër tij, kur të gjithë donin të rrëzonin, kurse ai më rrezoi mua kur të gjithë më kërkonin presidente. A e shihni dallimin këtu”, ka thënë ajo. /Gazeta Express

Të ngjashme

Të fundit