5.7 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

Osmani udhëton për vizitë pune në Kolumbi

- Advertisement -

Presidentja  Vjosa Osmani, ka udhëtuar për vizitë pune në Kolumbi.

Në kuadër të vizitës së saj, ajo do të zhvillojë takime dypalëshe me Presidentin e Republikës së Kolumbisë, Gustavo Petro, si dhe me Presidentin e Senatit të Kolumbisë, Efraín Cepeda.

Gjatë kësaj vizite, Osmani do të marrë pjesë në Konferencën Ndërkombëtare të Iniciativës për Parandalimin e Dhunës Seksuale, ku përpos që do të jetë folëse kryesore në ceremoninë hapëse të konferencës, do të jetë folëse edhe në panelin diskutues ku do të trajtohet çështja e fëmijëve të mbijetuar të dhunës seksuale në konflikt.

Në agjendën e saj do të jenë edhe një sërë takimesh me delegacione dhe pjesëmarrës të tjerë në këtë konferencë.

E para e shtetit gjatë vizitës në Kolumbi do ta bëjë inaugurimin e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bogota.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit