19.8 C
New York
Sunday, June 8, 2025

Buy now

Osmani u uron rrugë të mbarë ushtarëve të FSK-së që nisen për trajnim në SHBA

- Advertisement -

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar sot në mëngjes rrugë të mbarë dhe suksese kontingjentit prej 152 ushtarësh të Forcës së Sigurisë së Kosovës, të cilët janë nisur për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ushtarët do të marrin pjesë në programin e trajnimit JRTC (Joint Readiness Training Center), një nga trajnimet më të avancuara ushtarake në SHBA.

Presidentja theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me SHBA-në dhe përgatitjen profesionale të ushtrisë sonë.

“Sot në mëngjes, me të arritur nga SHBA, i urova rrugë të mbarë e suksese kontigjentit prej 152 ushtarëve të FSK-së që po udhëtonin për SHBA për programin e trajnimit JRTC (Joint Readiness Training Center).”, theksoi ajo

Të ngjashme

Të fundit