13.9 C
New York
Monday, April 14, 2025

Buy now

Osmani u takua për herë të parë me Presidentin e Sirisë së lirë, z. Ahmed al Sharaa

- Advertisement -

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po qëndron në Turqi me ftesë të Presidentit të Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ku po merr pjesë në edicionin e katërt të Forumit Diplomatik të Antalisë, është takuar me Presidentin e Sirisë së lirë, z. Ahmed al Sharaa.

Presidentja Osmani ka shkruar:

Populli i Kosovës dhe populli i Sirisë kanë përjetuar vuajtje të panumërta nga regjime diktatoriale e gjenocidale, në luftën e tyre për të qenë të lirë.

Sot, me Presidentin e Sirisë së lirë, z. Ahmed al Sharaa, kishim takimin tonë të parë për ta hapur kapituj të ri bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve tona.

Kosova dhe Siria ndajnë plagë të njëjta: dhimbjen e luftës, shpërnguljen, e sfidat e rindërtimit, ndaj Kosova është e gatshme ta ndajë përvojën e saj në ndërtimin e institucioneve demokratike.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit