2.6 C
New York
Saturday, January 18, 2025

Buy now

Osmani u takua me zëvendëskryeministrin e Katarit, Al Kawari

- Advertisement -

Në kuadër të samitit të krerëve të shteteve të Frankofonisë, në Djerba të Tunizisë, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani u takua me zëvendëskryeministrin, si dhe ministrin e Shtetit të Katarit, z. Hamad Bin Abdulaziz Al Kawari, me të cilin diskutoi mbi thellimin e mëtejmë të marrëdhënieve mes Republikës së Kosovës dhe Shtetit të Katarit.

Presidentja Osmani i çmoi si të shkëlqyera marrëdhëniet mes dy vendeve dhe e vlerësoi lart mbështetjen e vazhdueshme të Katarit për Kosovën, si para ashtu edhe pas pavarësisë së vendit tonë.

“Populli i Kosovës”, tha Presidentja Osmani, “i është mirënjohës Katarit për bashkëpunimin dhe pret që të dyja vendet ta thellojnë më tej atë, duke hapur kaptina të reja bashkëpunimi në energji, arsim, shëndetësi, turizëm, bujqësi dhe fusha të tjera”.

Presidentja përmendi edhe një varg projektesh, të cilat mund të zhvillohen si rrjedhojë e bashkëpunimit, sidomos në fushën e teknologjive moderne dhe inovacionit, duke ditur që Kosova ka popullsi me moshë shumë të re, të zonjën për të zhvilluar projekte në këtë fushë.

Zëvendëskryeministri  i Katarit, Al Kawari, e çmoi bashkëpunimin e deritashëm mes Kosovës dhe Katarit dhe theksoi se Katari do të jetë gjithmonë në krah të Kosovës.

Ai theksoi se Kosova dhe Katari janë të dyja shtete të vogla, me histori deri diku të ndryshme, por me shumë pika të përbashkëta, prandaj mund të ato mund të mësojnë shumë nga njëra-tjetra, por edhe të shpijnë përpara ide të përbashkëta, të cilat janë të favorshme për të dyja vendet.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit