17.7 C
New York
Friday, April 18, 2025

Buy now

Osmani u takua me Presidentin e Republikës së Sierra Leones, Julius Maada Bio

- Advertisement -

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në Antalya, u takua me Presidentin e Republikës së Sierra Leones, Julius Maada Bio.

Presidentja Osmani ka shkruar:

Në Antalya, pata kënaqësinë të takohem me Presidentin e Republikës së Sierra Leones, Julius Maada Bio.

Diskutuam për forcimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy shteteve. Gjithashtu, diskutuam edhe mundësitë konkrete të bashkëpunimit në fusha të ndryshme të interesit të përbashkët.

Shkëmbyem po ashtu ftesat për vizita respektive në vendet tona, për t`i forcuar më tej lidhjet tona miqësore dhe për të hapur kapituj të rinj bashkëpunimi.

Të ngjashme

Të fundit