Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit në New York është takuar me Kryeministrin e Bangladeshit, Muhammad Yunus.
Presidentja Osmani ka shkruar:
Në takim me Kryeministrin e Bangladeshit, Muhammad Yunus, diskutuam për forcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve tona, si dhe mbi përpjekjet e përbashkëta në skenën ndërkombëtare.
Kosova mbetet e përkushtuar për avancimin e bashkëpunimit ndërshtetëror dhe është thellësisht mirënjohëse për mbështetjen e palëkundur të Bangladeshit.