28.9 C
New York
Tuesday, July 15, 2025

Buy now

Osmani u prit nga Presidenti i Letonisë: Diskutime përmbajtësore dhe vullnet i përbashkët për bashkëpunim të thelluar

- Advertisement -

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani është pritur në takim nga Presidenti i Republikës së Letonisë, Edgars Rinkēvičs.

Presidentja Osmani ka shkruar:

Diskutime përmbajtësore dhe vullnet i përbashkët për bashkëpunim të thelluar.

Në takim me Presidentin e Letonisë,  Edgars Rinkēvičs e falënderova për përkrahjen e jashtëzakonshme ndaj Kosovës në çdo fazë të shtetndërtimit dhe për zërin e fuqishëm në mbështetje të rrugës sonë euroatlantike.

Ekonomia, siguria e fusha të tjera të interesit të ndërsjellë janë natyrshëm kapituj të rinj të bashkëpunimit mes dy shteteve tona që mbrojnë vlera të përbashkëta.

Të ngjashme

Të fundit