8.1 C
New York
Sunday, November 17, 2024

Buy now

Osmani u premton ushtarëve “kushte më të mira”: Do t’ua rrisim motivin për punë

- Advertisement -

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar vendin për Ditën e Forcës. Në vizitën e saj në kazermën “Adem Jashari”, përkrah kryeministrit Albin Kurti, ajo tha se kjo ditë është ditë krenarie për të gjithë, për të cilën është derdhur shumë gjak.

Ajo vlerësoi rolin e FSK-së për sigurinë e rajonit, për të cilën tha se është trajnuar sipas standarteve të NATO-s.

“Sot është dita e FSK-së, është ditë krenarie jo vetëm për ushtarët e ushtrisë sonë, por edhe për secilin qytetar, ditë kur kujtojmë ditën e sakrificës së madhe të popullit tonë për të ardhur në këtë ditë për të cilën është derdhur shumë gjak në mënyrë që Kosova ta ketë ushtrinë e saj. Jam e bindur secili ushtar e ushtare e mban me krenari uniformën, prandaj edhe është i gatshëm të jap edhe jetën për atdheun nëse është nevoja. Sot FSK është forcë e trajnuar sipas standardeve më të larta të NATO-s, forcë e cila jep kontribut jo vetëm për paqen në rajon, por edhe përtej. Duke shërbyer krah forcave amerikane, britanike e ushtrive tjera aleate nëpër vende të ndryshme të botës, kështu duke dëshmuar se FSK është e gatshme t’i bashkohet NATO-s. Si Komandante Supreme shihet në botë sesa admirohen sukseset e kësaj ushtrie”, tha e para e vendit.

Osmani, e cila gjithashtu ka rolin e Komandates Supreme të FSK-së, u zotua se do të krijohen kushte më të mira për ushtarët e vendit, në mënyrë që të rritet vullneti i tyre për punë.

“Do të punojmë të krijohen kushte më të mira duke punuar me institucionet e tjera, qofshin ato të mirëqenies, qofshin ato të trajnimeve në mënyrë çdo ushtarë të ketë më shumë prosperitet e motiv për më shumë punë. Jemi vazhdimisht në koordnim në mënyrë që ushtria të arrijë majat më të larta. Urime të gjithëve Dita e Forcës dhe festat e Nëntorit”, përfundoi presidentja Osmani.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit