Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, shprehu lëvdatat më të larta për togerin Yll Dalladaku i cili ka përfunduar studimet në West Point në Amerikë.
“Në njërën anë, përgatitja e tij shembullore, e në anën tjetër përsosmëria e kurseve ushtarake amerikane, rezultuan me suksesin e jashtëzakonshëm të Yllit, e nëpërmjet tij edhe të Kosovës”, shkruan ajo.
Postimi i plotë i Osmanit:
Toger Ylli Dalladaku është shembull i rezultateve që arrihen kur ka punë e përkushtim si dhe aleatë të fuqishëm. 🇽🇰 🇺🇸
Në njërën anë, përgatitja e tij shembullore, e në anën tjetër përsosmëria e kurseve ushtarake amerikane, rezultuan me suksesin e jashtëzakonshëm të Yllit, e nëpërmjet tij edhe të Kosovës.
I suksesshëm në West Point, i suksesshëm në kursin bazik të oficerit të këmbësorisë në SHBA dhe i suksesshëm në përfundimin e shkollës ‘Ranger’ që është kursi më sfidues në ushtrinë amerikane.
Suksese Ylli! E gjithë Kosova është krenare me ty!
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=823823135768894&id=100044236458899&mibextid=Nif5oz