-5.9 C
New York
Friday, February 6, 2026

Buy now

Osmani thotë se Trump e meriton Çmimin Nobel për Paqen

- Advertisement -

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, ka deklaruar se presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, e meriton Çmimin Nobel për Paqen, duke vlerësuar rolin dhe kontributin e tij në proceset paqësore, veçanërisht në Ballkanin Perëndimor.

Në një intervistë për Newsweek, e pyetur nëse do ta nominonte Trumpin për këtë çmim prestigjioz, Osmani është përgjigjur pozitivisht.

“Sigurisht, nëse unë jam presidente [kurdo që të jetë] kjo gjë do të ndodh”.

Ajo theksoi se, pavarësisht debateve dhe kritikave që e shoqërojnë figurën e Trumpit në arenën ndërkombëtare, Kosova e vlerëson kontributin e tij “nga afër” dhe mbi bazën e përvojës konkrete.

“E di që ka të tjerë që mund të kenë mendime të ndryshme, por ne e shohim kontributin e tij nga afër”.

Duke folur nga Samiti i Qeverive Botërore në Dubai, Osmani e përshkroi Kosovën si “popullin më pro-amerikan në Tokë”, duke nënvizuar mirënjohjen e thellë të qytetarëve të Kosovës për rolin e SHBA-së në historinë e vendit.

Ajo rikujtoi se mbështetja amerikane, bashkë me aleatët perëndimorë, ishte vendimtare në momentet më të vështira për Kosovën.

Presidentja theksoi se ka zhvilluar katër biseda të shkurtra, por “shumë kuptimplota”, me Donald Trumpin, duke e cilësuar angazhimin e tij si “një kontribut të jashtëzakonshëm për paqen në Ballkanin Perëndimor”. Sipas saj, ky rol nuk duhet nënvlerësuar, pavarësisht pikëpamjeve të ndryshme që ekzistojnë në skenën ndërkombëtare, raporton portali Dukagjini.

Çmimi Nobel për Paqen jepet çdo vit nga Komiteti Norvegjez i Nobelit dhe nominimet për kandidatët mund të bëhen nga një numër i kufizuar personash, përfshirë krerët e shteteve. Fituesi shpallet tradicionalisht në muajin tetor

Të ngjashme

Të fundit