25.7 C
New York
Tuesday, August 5, 2025

Buy now

Osmani tërheq kërkesën e saj në Kushtetuese për shkak të gjyqtarit Radomir Llaban, e quan shqetësim për sigurinë kombëtare

- Advertisement -

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka tërhequr kërkesën e saj në Gjykatën Kushtetuese, pas caktimit të gjyqtarit Radomir Llaban.

Ajo e ka cilësuar këtë vendim si të domosdoshëm për shkak të shqetësimeve të theksuara për sigurinë kombëtare.

“Ju njoftoj se, në përputhje me ligjin dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese, kam tërhequr kërkesën, pasi gjyqtari i caktuar për këtë rast është Radomir Llaban. Ky vendim është marrë pasi ekzistojnë informacione serioze dhe të besueshme për veprimtarinë e tij.

Sipas rregullit nr. 36, gjyqtari raportues ka një rol kyç në proces. Duke u bazuar në raportet kredibile të institucioneve tona të sigurisë, vlerësoj se caktimi i zotit Llaban është jo vetëm i rrezikshëm, por edhe shqetësues për sigurinë kombëtare. Ky gjyqtar nuk është emëruar nga unë, por ka qenë i emëruar që në vitin 2018. Prandaj, në interes të qytetarëve dhe të Republikës së Kosovës, është marrë ky vendim.”

“Ky vendim nuk ka të bëjë me vlerësime personale, por me informata zyrtare të ofruara nga tre drejtues të institucioneve të sigurisë së vendit. Unë nuk kam ndonjë preferencë për ndonjë zyrtar tjetër, por për ta nuk ekziston asnjë informacion zyrtar që do ta cenonte këtë proces.”

Të ngjashme

Të fundit