Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka falendëruar Policinë e Kosovës për punën që po bën në mbrojtje të integritetit she sovranitetit të Republikës së Kosovës.
Osmani ka thënë se të gjithë janë në krah të Policisë së Kosovës dhe kanë një mesazh, se terroristët nuk mund ta zmbrapsin Kosovën, por vetëm mund ta forcojnë vendoshmërinë e Kosovës.
Reagimi i plotë:
Në misionin fisnik, në mbrojtje të integritetit e sovranitetit të Republikës së Kosovës, jemi të gjithë në krah të Policisë së Kosovës.
Të gjithë bashkë me një mesazh:
Terroristët s’na zmbrapsin, por vetëm e forcojnë vendosmërinë tonë!
Faleminderit heronjve tanë në uniformë!
Kosova është e përjetshme! 🇽🇰
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=856538535830687&id=100044236458899&mibextid=Nif5oz