25 C
New York
Wednesday, September 24, 2025

Buy now

Osmani takon zyrtarin e lartë të DASh-it: Aleanca me ShBA-në, themel i sigurisë sonë kombëtare

- Advertisement -

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar një takim në Nju Jork me zyrtarin e lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit, Brendan Hanrahan, me të cilin disa ditë më parë ka pasur edhe një bisedë telefonike.

Përmes një postimi në platformën “X, Osmani ka theksuar rëndësinë jetike të marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke e cilësuar këtë aleancë si shtyllën kryesore të sigurisë dhe stabilitetit rajonal.

“Pas një bisede telefonike përmbajtësore të zhvilluar ditë më parë, u takova në Neë York me z.Brendan Hanrahan, Zyrtar i Lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit”.

“Ritheksova rëndësinë jetike të aleancës me SHBA-të, e cila është themel i sigurisë kombëtare, stabilitetit rajonal dhe rrugës sonë drejt integrimit euroatlantik. Mbetem e përkushtuar ta mbroj dhe forcoj këtë miqësi të ndërtuar mbi besim dhe bashkëpunim reciprok”, ka shkruar tutje Osmani.

Të ngjashme

Të fundit