26.7 C
New York
Thursday, July 31, 2025

Buy now

Osmani takon Ramë Lahajn dhe artistët ndërkombëtarë të operës: Festivali bëhet pjesë e kalendarit kulturor evropian

- Advertisement -

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim tenorin e mirënjohur ndërkombëtar, Ramë Lahaj, së bashku me të ftuarit special të Festivalit Ndërkombëtar të Operës “Ramë Lahaj”, në kuadër të edicionit të 5-të të këtij festivali prestigjioz që tashmë është bërë pjesë e rëndësishme e kalendarit kulturor evropian.

Sipas njoftimit të Presidencës, në përbërje të delegacionit kanë qenë edhe Ramón Vargas, një nga tenorët më të mëdhenj të operës botërore, Anita Rachvelishvili, mezzosopranoja gjeorgjiane me famë ndërkombëtare si dhe dirigjenti Besmir Vokopola.

“Osmani vlerësoi lart angazhimin e Ramë Lahajt në promovimin e artit dhe të kulturës së Kosovës në skenat botërore, si dhe përkushtimin e tij për t’i sjellë artistët më të mëdhenj të operës ndërkombëtare në Prishtinë, duke ngritur nivelin e skenës kulturore në vendin tone”, thuhet tutje në njoftim./teve1.info/

Të ngjashme

Të fundit