Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në kuadër të Samitit të Paqes për Ukrainën, ka takuar homologun e saj malazez, Jakov Milatović.
Osmani ka thënë se me presidentin e Malit të Zi, ka diskutuar për rëndësinë e aleancave dhe koordinimit në mbrojtje të demokracisë dhe paqes.
“Në kuadër të Samitit të Paqës për Ukrainën, me Presidentin e Malit të Zi, Jakov Milatović diskutuam për rëndësinë e aleancave dhe koordinimit në mbrojtje të demokracisë dhe paqes”.