12.3 C
New York
Wednesday, October 29, 2025

Buy now

Osmani takon presidentin e Mauritanisë, diskutojnë për forcimin e bashkëpunimit

- Advertisement -

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën në Riad ka takuar presidentin e Mauritanisë, Mohamed Ould Cheikh El Ghazouani.

Sipas Osmanit, gjatë takimit është biseduar për forcimin e marrëdhënieve miqësore ndërmjet Kosovës dhe Mauritanisë.

Po ashtu, në takim është diskutuar edhe për gatishmërinë e të dyja palëve për të bashkëpunuar në nivel ndërkombëtar, si dhe për angazhimin e ndërsjellë në thellimin e bashkëpunimit bilateral.

“Një takim shumë i mirë në Riad me Presidentin e Mauritanisë, Mohamed Ould Cheikh El Ghazouani. Biseduam për forcimin e marrëdhënieve miqësore ndërmjet Kosovës dhe Mauritanisë, gatishmërinë për të punuar së bashku në nivel ndërkombëtar, si dhe për angazhimin tonë të ndërsjellë në thellimin e bashkëpunimit bilateral”, ka shkruar ajo në Facebook.

Të ngjashme

Të fundit