15.1 C
New York
Saturday, October 25, 2025

Buy now

Osmani takon ministrin e Ekonomisë të Arabisë Saudite, flasin për tërheqje të investimeve të reja në Kosovë

- Advertisement -

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në kuadër të vizitës zyrtare në Gjermani ka pasur edhe takime të ndryshme me liderë botërorë.

Osmani bën të ditur se në kuadër të Berlin Global Dialogue, ka takuar ministrin e Ekonomisë dhe Planifikimit të Arabisë Saudite, Faisal bin Fadhil Alibrahim.

“E falënderova për mbështetjen që Arabia Saudite i ka dhënë Kosovës ndër vite dhe theksova rëndësinë e hapjes së kapitujve të rinj të bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve. Në prag të Future Investment Initiative që do të mbahet në Riad, diskutuam për mundësitë që kjo platformë ofron për Kosovën për të tërhequr investime të reja dhe për të forcuar lidhjet me tregjet globale”, ka thënë Osmani.

Të ngjashme

Të fundit