1.5 C
New York
Tuesday, February 11, 2025

Buy now

Osmani në darkën e Macron me liderë botërorë: Momente si këto forcojnë lidhjet diplomatike

- Advertisement -

Presidentja Vjosa Osmani ka dhënë detaje nga vizita e saj në Paris të Francës.

Në një postim në Facebook, ajo ka deklaruar se ka qenë e ftuar në darkën e shtruar nga homologu i saj francez Emmanuel Macron në pallatin Elysee, krahas liderëve të tjerë, drejtues të organizatave ndërkombëtare dhe figura të shquara nga sektori privat.

Kjo darkë është në prag të Samitit mbi Inteligjencën Artificiale (AI).

“Momente si këto forcojnë lidhjet diplomatike e ekonomike dhe hapin mundësi të reja për bashkëpunim”.

“Së bashku me Presidentin Macron, Zëvendëspresidentin amerikan JD Vance, Kryeministrin indian Narendra Modi, atë kanadez Justin Trudeau, e shumë liderë të tjerë botëror, si dhe liderë të disa prej kompanive më të mëdha botërore si Google, Open AI, Alibaba, etj, kishim mundësi të diskutojmë tema të rëndësishme në interes të qytetarëve që përfaqësojmë”, ka thënë Osmani.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit