Home Lajme Osmani takon Lajçakun: Në Bruksel për zhvillimet e fundit në rajon me theks për dialogun Kosovë-Serbi

Osmani takon Lajçakun: Në Bruksel për zhvillimet e fundit në rajon me theks për dialogun Kosovë-Serbi

0
Osmani takon Lajçakun: Në Bruksel për zhvillimet e fundit në rajon me theks për dialogun Kosovë-Serbi

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka bërë të ditur se ka takuar emisarin e Bashkimit Evropian (BE) për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak.

Osmani në rrjetin social “X”, ka thënë se në këtë takim është folur për dialogun Kosovë-Serbi.

Ai ka thënë se përshpejtimi i integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE është kyç për rajonin dhe sigurinë e Evropës.

Me Miroslav Lajçak në Bruksel për zhvillimet e fundit në rajon me theks për dialogun Kosovë- Serbi. Përshpejtimi i integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE është kyç për gjithë rajonin dhe për sigurinë dhe stabilitetin e Evropës.” – ka shkruar Osmani.

Exit mobile version