8.1 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Osmani takon këshilltarin e Bidenit për siguri, e falënderon për përkrahjen historike të ShBA-së

- Advertisement -

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në hapjen zyrtare të takimit të liderëve të Konferencës së Mynihut që po mbahet në Washington të SHBA-së, ka mbajtur takime me disa zyrtarë amerikanë. Osmani u takua, mes të tjerëve, edhe me këshilltarin amerikan për Siguri Kombëtare, Jake Sullivan.

“Në takim me këshilltarin për Siguri Kombëtare të presidentit Biden, z. Jake Sullivan,  Presidentja Osmani, diskutoi lidhur me situatën në Ballkanin Perëndimor pas invazionit rus në Ukrainë si dhe për sfidat me të cilat po ballafaqohet ky rajon. Ajo falënderoi administratën e presidentit Biden për rolin kyç në mbrojtjen e demokracisë dhe sigurisë në kontinentin tonë, e mbi të gjitha për përkrahjen e jashtëzakonshme që historikisht ia kanë dhënë Kosovës, Shtetet e Bashkuara të Amerikës e në veçanti presidenti Biden”, u bë e ditur në komunikatën e Presidencës.

Siç thuhet më tej në njoftim, presidentja takoi edhe ministren për Çështje Evropiane të Finlandës, Tytti Tuppuranien, ku u diskutua për reformat e Kosovës që avanojnë atë në rrugën drejt NATO-s.

“Në këtë konferencë, Presidentja Osmani bashkëbisedoi edhe me ministrin Federal të Gjermanisë Wolfgang Schmidt, ministrin e Punëve të Jashtme të Lituanisë, Gabrielius Landsbergis, senatorin Chris Coons, kongresisten Veronica Escobar, zëvendës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mircea Geoana, udhëheqësin e Konferencës së Mynihut ambasadorin Christoph Heusgen, ambasadorin Wolfgang Ischinger, si dhe përfaqësues të tjerë pjesëmarrës në konferencë”, bëhet e ditur ndër të tjera.

Sipas Presidencës, Osmani do të diskutojë sot për sigurinë energjetike dhe në disa evente të tjera

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit